Eduard Halimi ka dhënë dorëheqje nga pjesëmarrja në këtë komision për arsye shëndetësore
Jorida Tabaku, është deputetja demokrate që do të zëvëndësojë Eduard Halimin në komisionin e posaqëm të Reformës në Drejtësi. Eduard halimi është larguar nga ky komision për barsye shëndetësore. Deputeti demokrat Arben Imami konfirmoi lajmin duke sqaruar se arsyet e largimit janë shëndetësore. Ndërkohë që Basha ka vendosur që Halimin ta zëvëndësojë me deputeten Jorida Tabaku.
Komisioni I posaqëm për Reformën në Drejtësi po diskuton draftin e reformës në drejtësi e miratuar në parim pak ditë më parë nga mazhoranca dhe opozita.