Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi edhe ditën e sotme do të merret në pyetje nga zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Thaçi prej tri ditësh është intervistuar nga 6 orë, ndërsa të martën dhe të mërkurën nuk u prononcua për media.
Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa personave të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.