Një 35 vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi ka goditur me grushta dhe me mjet të mprehtë një punonjës të OSHEE në krye të detyrës.
Policia e Vlorës bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi S. Sh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “1 Maji” Vlorë ka goditur fizikisht dhe me mjet të mprehtë gjatë ushtrimit të detyrës një punonjës të OSHEE-së, për motive të dobëta.