Një masiv pyjor në fshatin Prull të Lezhës është përfshirë nga flakët, të cilat favorizohen edhe nga era e fortë.
Terreni i vështirë e bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëseve. Kësisoj, punonjësit e shërbimit pyjor po punojnë me mjete rrethanore për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa, ka vetëm sipërfaqe toke të djegur.