Një konflikt ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në një lokal në qytetin e Gramshit. Mësohet se konflikti ka agravuar në dhunë mes dy personave, të cilët kane pasur njohje më herët me njëri – tjetrin.
Njëri prej tyre ka marrë lëndime në trup si pasojë e sherrit, ndërsa tjetri ka marrë shërbimin mjekësor në spital pasi ka qenë në gjendje të dehur.
Mësohet se njëri nga personat që është konfliktuar është pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.
Sipas policisë konflikti thuhet se ka nisur për motive të dobëta. Ndërkaq, uniformat blu vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.