Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit do të shkojnë për subvencione për fondet e skemës kombëtare.
Rama thotë se 95% e aplikantëve do të përfitojnë subvencionin, ndërsa 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar.
Lajme të mira për fermerët.
+ 400 milionë lekë shtesë nga buxheti i shtetit subvencione për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare. 95% e aplikantëve në https://e-albania.al/ do të marrin subvencionin. Vaksinim falas të bagëtive për sëmundjen e brucelozës. 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore