VOA: Situata në Spitalin Infektiv mbetet problematike, një numër i lartë pacientësh në gjendje kritike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Situata në Spitalin Infektiv mbetet problematike, një numër i lartë pacientësh në gjendje kritike

18:38 | 06/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, një tjetër mjek humbi jetën si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se doktor Hysni Shkjau, 69 vjeç, “nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Ai luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese”, bëri të ditur ministria.

Doktor Shkjau, me 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Një javë më parë, po në spitalin Infektiv, u nda nga jeta dhe një profesor i njohur i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi, me një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë.

Read more

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Në 24 orët e fundit janë rregjistruar dhe dy viktima të tjera, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, për të cilët nuk bëhet e ditur nëse kishin sëmundje të tjera shoqëruese. Në total, janë 79 persona që kanë humbur jetën, nga të cilët 44 vetëm në pak më shumë se tre javë.

Që pas dhjetëditësisht të parë të qershorit, situata e pandemisë në Shqipëri ka njohur një përkeqësim të ndjeshëm, me raste të reja të shumëfishuara e po ashtu dhe një numër në rritje të viktimave. Sipas të dhënave të fundit, në 24 orët e fundit janë zbuluar 71 raste të reja, në 16 qytete të ndryshme. Në të gjithë vendin numërohen 2964 të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Më shumë se gjysma e tyre të konfirmuar vetëm në 4 javët e fundit.

Problematike mbetet situata në spitalin Infektiv, ku numri i rritur i pacientëve, po shoqërohet me një numër të lartë personash të cilët janë në gjendje kritike. Të dhënat e fundit tregojnë se “janë të shtruar 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë”.

Numri i testimeve përgjithësisht ka qenë thuajse i njejtë në dy javët e fundit, mbi 350, ndërsa në 24 orët e fundit është shënuar dhe numri më i lartë me 459 testime. “Përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës”, që shkoi, deklaroi sot Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik. Në fakt të dhënat e vetë autoriteteve tregojnë se përqindja e pozitivitetit ka qenë me ulje-ngritje, nga 15.4 përqind në 24 orët e fundit, deri në afro 25 përqind më datë 3 korrik.

Presidenti Ilir Meta tha sot se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik. Çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë”, theksoi zoti Meta në një status në Facebook ndërsa shprehte keqardhjen për ndarjen nga jeta të mjekut Shkjau. “Përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari”, shkruajti Kreu i Shtetit. /VOA

Etiketa: COVID19gjendje kritikenumër i lartë pacientëshproblematikeSpitali InfektivVOA

Të Lidhura

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

nga 27
12:20 | 04/02/2026
0

Partizani ka mbushur plotë 80 vite nga themelimi i tij. Gjithçka nisi më 4 shkurt të vitit 1946 dhe pjesa...

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

nga 27
12:08 | 04/02/2026
0

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir...

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

nga 27
11:56 | 04/02/2026
0

Saif al-Islam Gaddafi, 53 vjeçar, djali i ish-liderit libian, kolonel Muamar Gaddafi , vdiq të martën kur burra të paidentifikuar...

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

nga 27
11:28 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Para
Tiranë- Ndez zjarr brenda banesës, humb jetën nga asfiksia

Fëmija luan me shkrepëse afër bombëlës së gazit, merr flakë apartamenti në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026
Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

12:08 | 04/02/2026
Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –

11:56 | 04/02/2026
Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –

11:28 | 04/02/2026
Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –
  • Atentat djalit të Gaddafit, ekzekutohet brenda banesës nga katër persona të armatosur –
  • Goditet grupi i trafikut të drogës në Spanjë, 8 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë –
  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com