Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjendja në spitalin Infektiv është rënduar.
Raportohet se te “Infektivi” po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 tjetër pacient është i intubuar.
Ndërkohë në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.
Gjithashtu ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.