Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një i moshuar.
Informationi paraprak
Rreth orës 07:50, në lagjen “Ujë i Ftohtë” në rrugën e unazës, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me aksidentin.