Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse ka shumicë të kualifikuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania mund ta vendosë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, nëse ka shumicë të kualifikuar

12:54 | 30/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian e përfundon të martën në mesnatë Kroacia ndërsa nga nesër do t’i takojë Gjermanisë. Presidenca Gjermane do ta ketë prioritet kryesor miratimin e Kornizës shumëvjeçare financiare dhe fondit për përballje me pasojat e pandemisë.

Por, sipas një diplomanti të lartë gjerman, në rend dite do të ketë edhe tema tjera.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian i kanë shkruar kancelares gjermane që gjatë kryesimit të tyre me BE-në të vendosin në rend dite edhe liberalizimin e vizavepër Kosovën pasi, sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Deputetët e Parlamentit Evropian kërkojnë nga Merkel ta vë në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën

Një diplomat i lartë gjerman u ka thënë gazetarëve se për liberalizimin e vizave kërkohet një shumicë e kualifikuar e vendeve anëtare në Këshillin e BE-së dhe se, nëse Gjermania vlerëson se ekziston një shumicë e tillë, atëherë do ta vendosë në rend dite.

“Nëse e shohim se nuk ka shumicë të kualifikuar atëherë do të vazhdojmë të punojmë prapa skenës”, ka thënë ky diplomat gjerman.

Zyrtarë të lartë gjermanë janë shprehur publikisht në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Por, Franca, Holanda dhe disa shtete tjera të BE-së nuk e kanë mbështetur deri më tash një vendim të tillë.

Pos liberalizimit të vizave Gjermania dëshiron që gjatë kryesimit të saj me BE-në të avancojë edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ka ardhur koha që të ketë lëvizje pozitive në këtë drejtim gjatë këtij viti. BE-ja është e gatshme të luajë​ rolin e saj në lehtësimin e arritjes së një marrëveshjeje në mënyrë që të ketë progres edhe në procesin e integrimeve evropiane”, ka thënë një diplomat i lartë gjerman.

Gjermania do të tentojë që gjatë presidencës së saj të BE-së të nisë edhe negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Por diplomati i lartë gjerman tërhoqi vërejtjen se në këtë drejtim nuk mund të ketë garanci. Ai tha se do të jetë më lehtë në rastin e Maqedonisë së Veriut sesa Shqipërisë, por Gjermania do të tentojë ta avansojë edhe këtë temë.

Për secilin hap në procesin e zgjerimit, vendimet miratohen me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare.REL

Etiketa: Gjermanialiberalizimin e vizave për Kosovën

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Kush është Elvis Malaj, autori shqiptar në garë për çmimin “Strega” në Itali (film)

Kush është Elvis Malaj, autori shqiptar në garë për çmimin “Strega” në Itali (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com