Nga të dhënat më të fundit qyteti i Krujës ka përsëri raste të reja me Covid-19. Raportuar se janë testuar 34 persona si të dyshuar me koronavirus 10 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.
Ende nuk bëhet me dije se si janë infektuar 10 personat por pritet që njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë të qartësojë më tepër situatën.
Shifrat e të infektuarve nga Covid-19, vazhdojnë të jenë të larta ndërsa ekspertët e shëndetit vazhdojnë apelin për kujdes ndaj higjienës dhe distancimin social.