Lidhur me rritjen e rasteve me koronavirus, ka reaguar sekretarja e PDIU, Mesila Doda, ku shprehet se Covid-19 po shpërndahet nga spitalet.
Përmes një statusi në Facebook, Doda shkruan se askush nuk flet sot se si mjekëve i jepen një maskë dhe një palë doreza në mëngjes dhe me to duhet të kryejë gjithë vizitat e ditës.
Postimi i plotë
Covid-19 po shpërndahet nga spitalet. Askush nuk flet sot se si mjekëve i jepen një maskë dhe një palë doreza në mëngjes dhe me to duhet të kryejë gjithë vizitat e ditës… Komiteti teknikëve nuk po mbron as mjekun e as pacientin e për këtë askush nuk heton…