Raporti i DASH për terrorizmin: Shqipëria me sistem të dobët gjyqësor, korrupsioni dhe mos-koordinimi mes agjencive pengoi zbatimin e ligjit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i DASH për terrorizmin: Shqipëria me sistem të dobët gjyqësor, korrupsioni dhe mos-koordinimi mes agjencive pengoi zbatimin e ligjit

18:02 | 24/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Publikohet raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin ku thuhet se në vitin 2019 Shtetet e Bashkuara arritën suksese të konsiderueshme në luftën kundër terrorizmit, por megjithatë kërcënime të rrezikshte të terrorizmit vazhduan në botë.

Në raport nënvizohet se Shtetet e Bashkuara së bashku me Koalicionin Global për të Mposhtur ISIS-in, përfunduan “shkatërrimin e të ashtuquajturit ‘kalifat’ në Irak dhe Siri”, si edhe përmendet operacioni ushtarak që solli si rezultat vdekjen e udhëheqësit të ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadit.

Si Shqipëria dhe Kosova, vlerësohen në Raportin e DASH për luftën kundër terrorizmit dhe kontributin në koalicionin Anti-ISIS.

Shqipëria

Në kapitullin e raportit për Shqipërinë thuhet se vendi “vazhdoi mbështetjen e forte për për përpjekjet e kundërterrorizmit në 2019 dhe kontribuoi tek Koalicioni Global për të Mposhtur ISIS-in”.

“Kërcënimi nga terririzmi në Shqipëri konsiston tek luftëtarët të huaj që kthehen nga Iraku dhe Siria, radikalizimi nga terrorizim i të rinjve shqiptarë dhe komplotet e Iranit kundër grupit opozitar Mujahedeen-e-Khalq (MEK), anëtarë të të cilit strehohen në Shqipëri”, thuhet në raport.

Po ashtu raporti thotë se organet e rendit i rritën përpjekjet për të kundërvepruar ndaj kërcënimeve terroriste dhe se Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Shtetit mori pjesë në disa operacione të suksesshme për kapjen e terroristëve ose të dyshuarve për terrorizëm. Raporti përmend faktin që në tetor policia njoftoi për parandalimin e sulmeve të planifikuara në vitin 2018 nga agjentë iranianë kundër anëtarëve MEK, që jetojnë në Shqipëri.

“Korrupsioni dhe pengesat për ndarjen e informacionit mes agjencive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm mes asgjencive dhe një sistem gjyqësor i dobët, vazhduan të pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjitt dhe rendit në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.

Zbatimi i reformave në sektorin e drejtësisë vazhdon, duke filluar me vetingun e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion , paaftësi dhe lidhje me krimin e organizuar, thuhet në raport.

Departamenti i Shtetit thotë se në 2019, Shqipëria miratoi legjislacion për të adresuar shqetësimet lidhur me “efektivitetin e ulët” në drejtim të konfiskimit, hetimit dhe ndjekjen ligjore për financat nga terrorizmi dhe sanksionet financiare (të ngritura nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave).

“Por zbatimi varet nga masa rregullatore të mëtejshme dhe veprime të qeverisë”, thuhet në raport.

Në raport thuhet se qeveria vazhdon të jetë aktive në programet për të luftuar terrorizmin e dhunshëm.

Kosova

Në kapitullin për Kosovën thuhet se vendi vazhdoi të luftojë kërcënimin e terrorizmit përmes bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara. Kosova është anëtare e Koalicionit Global për të Luftuar ISIS-in.

Në raport përmendet fakti që në prill 2019, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, Kosova riatdhesoi katër të dyshuar si luftëtarë të huaj dhe 106 familjarë të luftëtarëve të huaj nga Siria, “duke u bërë një nga vendet e para që kthente një numër të madh civilësh nga zona e konfliktit.

“Megjithëse qeveria ka një Divizion Parandalimi dhe Ri-Integrimi në Ministrinë e Brendshme, burime dhe aftësi të kufizuara, vazhdojnë të pengojnë aftësinë e qeverisë për të siguruar shërbimet dhe ndihmën e nevojshme”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje se kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por zbatimi ka mangësi, veçanërisht dënimet e shkurtra, lirim të hershëm nga burgu dhe munngesë mbikqyrjeje, pas lirimit.

Në raport përmendet dënimi në shtator i gjashtë të pandehurve “për planifikimin e sulmeve terroriste në Kosovë, Shqipëri, Belgjikë, Francë dhe Maqedoninë e Veriut, përfshirë planet për sulme vetëvrasëse në Kosovë, kundër forcave të KFOR-it, klubeve të natës, dhe kishave Ortodokse Serbe në periudhën mes Dhjetorit 2017 dhe qershorit 2018.

Po ashtu përmendet akuzat në nëntor ndaj një prej luftëtarëve të huaj të kthyer nga Siria që pranoi fajësinë dhe u dënua me katër vjet burg. Akuzat ndaj një të dyti u ngritën në dhjetor. Dhe Gjykata në Prishtinë pranoi deklaratat e fajësisë nga dy prej grave të kthyear nga Siria.

Raporti thotë se strategjia dhe plani i veprimit kundër ekstremizmit të dhunshëm synon frenimin e kërcënimit nga terrorizmi dhe rolin kritik nga të gjithë faktorët, përfshirë shoqërinë civile.

“Zbatimi nuk ka qenë njëlloj në ministritë e ndryshme dhe sfidat vazhdojnë, për shkak mungesës së kapaciteteve dhe burimeve të pamjaftueshme”, thuhet në raport.

Etiketa: korrupsionmos-koordinimraporti i dashShqiperiasistem i dobët gjyqësorterrorizimzbatimi i ligjit

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Kupa e Shqipërisë/ Laçi-Skënderbeu 1:1, Vllaznia mposht 1-0 Teutën

Luhet Kupa e Shqipërisë, mësoni tre ekipet e para gjysmëfinaliste!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com