Pas më shumë se dy muajsh, rikthehet koronavirusi në Korçë, tashmë me 6 raste të shënuara.
Bëhet me dije se të 4 rastet e sotme janë kontakte nga shtetasi i parë i konfirmuar ditën e djeshme, ndërsa 1 është nga bashkia e Maliqit, i cili është infektuar në spital në Tiranë, pasi qëndron i shtruar prej ditësh këtu. Raportohet se rastet e tjera po trajtohen në kushte shtëpie.
Mjekët epidemiologë menjëherë pas rasteve janë vënë në lëvizje për të izoluar të gjithë kontaktet e afërta me personat e dalë pozitivë, për të ndërprerë kështu zinxhirin e transmetimit.