Provimi i Letërsisë si modeli i Cambridge/ Pedagogia: Të ndalet kjo masakër me gjuhën shqipe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Provimi i Letërsisë si modeli i Cambridge/ Pedagogia: Të ndalet kjo masakër me gjuhën shqipe

11:45 | 14/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Pyetjet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në provimet e maturës së këtij viti kanë hapur një debat të madh, pasi maturantët janë shprehur se pyetjet ishin të pakuptimta.

Ata janë ngritur në protestë para Ministrisë së Arsimit duke kërkuar që të mos penalizohen nga këto pyetje abstrakte.

Një nga pyetjet më të përfolura ishte ajo me personazh kryesor “Turin”, ku përgjigjet mund të ishin të gjitha të sakta, ndaj edhe maturantët nuk mund të ishin të sigurtë se cila ishte alternativa e duhur.

Ekspertja e komunikimit dhe pedagogia Edlira Gjoni ka gjetur edhe modelin që ka ngjashmëri me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë për maturantët.

Ky test është një “kopje” e modelit të Cambridge, i përkthyer në mënyrë jo të saktë, ndaj edhe pyetjet kanë dalë të pakuptimta.

Personazhi kryesor i tekstit është Dani, ndërsa në shqip është vendosur që të jetë Turi.

Gjoni shprehet se testimi i gjuhës shqipe nuk mund të bëhet sipas stilit, mendimit dhe leximit të anglishtes, pasi fjalitë dalin nga konteksti.

“Gjuha jonë testohet me metoda, tekste dhe kontekste shqip!

Hartuesit e Cambridge e kanë bërë punën e tyre për veten, jo për ne. E kanë bërë duke pasur në themel të logjikës shkruese e testuese gjuhën e tyre, jo tonën.

Nuk matet uji me vizore. As portokallet me litra. As shqipja pra, nuk mund të testohet me metodat që mendoni ju se janë moderne”, shkruan ndër të tjera Gjoni, ndërsa bën thirrje që të ndalet kjo masakër me gjuhën shqipe.

Postimi i plotë:

Shikoni faqet 8 dhe 9 të këtij testi, te pjesa Reading! Turi duhet të jetë shoku i Danit në këtë tekst të përafërt. Alternativat e logjika ngjasojnë. Po kërkoja të plotin, se kuptohet lehtë që pyetja për maturantët tanë është e marrë e gatshme dhe e përkthyer, në pjesë si kjo.

Po edhe nga Cambridge në qoftë marrë, me leje e me liçencë, si u bëka testimi i shqipes sipas stilit, mendimit e leximit të anglishtes?

Kur t’u mësoni e testoni fëmijëve anglisht, po, përdorini këto metoda. Ama shqipes nuk i bën ky kostum!

Cili është komisioni që e hartoi? Po me Katedrën e Gjuhës Shqipe, jeni konsultuar?

Pse duhen pyetje me shqipe e kontekst të sforcuar barkash në lumë? Ç’i gjeti pyetjet për të zbërthyer fjali si kjo më poshtë:

“Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që, së bashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzet e katër orë dhe të hetojë nga thellësi e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që e quajmë komb, e ky do të ishte një ushqim shpirtëror për ne e për të afërmit tanë”

Zbërthimi i logjikës, tekstit e pjesëve të nënrenditura të kësaj fjalie të M. Frashërit. Pse të zhduket nga qarkullimi kjo metodë e testimit të shqipes? Një e ngjashme më ka rënë në një provim gjuhësie në periudhën mes maturës dhe universitetit. Nuk më shqitet nga mendja! E më ka bërë ta dua shqipen po aq fort sa veten. Fjalia e Turit nuk e ka këtë efekt. As pyetjet rreth saj.

Do themi: “Ç’na duhen pjesët e nënrenditura”?

Për të njëjtën arsye që na duhet kimia, matematika, shkolla e gjithë: të na stërvisë logjikën e të mos na lejojë të bëjmë gabime në shqip!

Gjuha jonë testohet me metoda, tekste dhe kontekste shqip!

Hartuesit e Cambridge e kanë bërë punën e tyre për veten, jo për ne. E kanë bërë duke pasur në themel të logjikës shkruese e testuese gjuhën e tyre, jo tonën.

Nuk matet uji me vizore. As portokallet me litra. As shqipja pra, nuk mund të testohet me metodat që mendoni ju se janë moderne!

E kush janë ata që merrin përsipër të ndryshojnë thelbësisht mënyrën e trajtimit të saj?

Gjuha, flamuri, himni, janë simbole, jo fushë eksperimentale!

Ndaleni këtë masakër, se është njëlloj si t’ia vësh flakën vetë shtëpisë, nga brenda! E të mburresh që di të përdorësh çakmak, jo shkrepëse!

Modeli i provimit të Cambridge:
104366084_1941882045949198_6442027298968744262_o.jpg

Etiketa: Cambridgegjuha shqipeMinistria së Arsimitpedagogia Edlira GjoniprotestëPyetjet e provimit

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:04 | 06/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.2 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

nga 27
07:46 | 06/04/2026
0

Dashi Dita mund të nisë me një energji të fortë dhe dëshirë për veprim. Do të ndiheni të motivuar për...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

nga 27
07:37 | 06/04/2026
0

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Para
L’Aurore (1951)/ Atentat anti-sovjetik në Shqipëri: 17 të vdekur, 40 ekzekutime, 1.000 arrestime

L’Aurore (1951)/ Atentat anti-sovjetik në Shqipëri: 17 të vdekur, 40 ekzekutime, 1.000 arrestime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

07:46 | 06/04/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –

07:37 | 06/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 6 prill 2026 –
  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com