Fshehu hetimin për vjedhje, reagon Kryebashkiaku i Gramshit: Shihemi në gjykatë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fshehu hetimin për vjedhje, reagon Kryebashkiaku i Gramshit: Shihemi në gjykatë

12:25 | 13/06/2020
në Kryesore
0

Kreu i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe ka reaguar pas publikimit të dokumentit, ku thuhej se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Taçe mohon të ketë fshehur çështje dhe se ka qenë i dënuar, ndërsa shton se ka dhënë dëshmi si person që ka dijeni për veprën penale.

Reagimi i plotë:

Read more

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Të nderuar bashkëqytetarë! E ndjej si detyrimin tim moral të prenoncohem pavarësisht se do kisha preferuar që ti lija kohën e mjaftueshme që të shpreheshin organet kompetente në këtë rast. Jam vënë në dijeni nga mediat në lidhje me një pretendim të tyrin përsa i përket Formularit të Vetëdeklarimit që kam depozituar kur kam kantiduar për Kryetar Bashkie në qytetin e Gramshit. Më është thënë prej tyre se unë kam fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit një çështje penale e regjistruar nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka të bëjë me Proçedimin Penal Nr:1016 të vitit 2009 për veprën penale të “VJEDHJA” e parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal i Republikës së Shqipërisë. Në lidhje me këtë ngjarje nën përgjegjësinë tim ligjore, sqaroj se kam dhënë sqarime të plota pranë komisariatit të Policisë që ditën e ngjarjes dhe se që nga ai moment nuk kam patur asnjë kontakt të mëpasshëm nga ana e Oficerëve të policisë Gjyqësore apo nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Nuk kam asgjë për të fshehur si në vitin 2009 kur kam dhënë deklaratën time si “Person qe ka dijeni për kryerjen e një vepre penale” dhe kam shkuar vet në polici si çdo qytetar që respekton ligjin por edhe kur jam informuar për këtë fakt pas shumë sulmesh politike dhe mediatike ndaj meje, nëpërmjet avokatit i jam drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme për interpretimi në lidhje me këtë fakt. Nuk kam qënë kurrë as para një prokurori, as i ndaluar, as i arrestuar, as i dënuar. Unë do të respektoj ligjin si cdo qytetar dhe ata që shpifin e mashtrojnë duke sulmuar politikisht e denigruar figurën time do të përballen shumë shpejt në Gjykatë si palë e paditur!

Në zbatim të plotë të kërkesave të parashikaura në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”, kam plotësuar Formularin e vetëdekarimit me përgjegjësi Ligjore dhe se çdo gjë që kërkohet në atë formular është e vërteta.
Nisur nga fakti se në Komisariatin e Policisë Tiranë unë kam dhënë shpjegime si person që ka dijeni për veprën penale, si dhe nuk rezulton që të kem qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e një vepre penale sipas parashikimeve të Pikës 4 të formularit të Vetëdeklarimit të parashikuara në Ligjin Nr.138/2015 “Për Garantimin e Integritetit të Personave që Zgjidhen , Emërohen dhe Ushtrojnë Funksione Publike”.

Prej vitit 2016 kam drejtuar Partinë Socialiste si dhe kam udhëhequr disa prej fushatave në bashkinë Gramsh, ku kemi arritur rezultate maksimale dhe e kam për nder të punoj dhe të kontribuoj për qytetin tim , do jem në mbrojtje të interesave të bashkëqytetareve të mi, sulmet politike dhe personale nëpër media ndaj meje dhe figures time do ju vijë fundi sepse e verteta do të dali një ditë, dhe e vërteta është vetëm ajo që unë kam deklaruar e provuar edhe me dokumentacionin përkatës. Për sqarimin e plotë të kësaj çështje unë kam autorizuar avokatin tim dhe shumë shpejt do tju vë në dispozicion të gjithë dokumentacionin ligjor ku provohet plotësisht e vërteta ime.

Etiketa: formulari i dekriminalizimitFshehu hetimin për vjedhjeGramshKlodian TaçeKreu i Bashkisë së GramshitKryebashkiaku i Gramshitprokuroria e tiranes

Të Lidhura

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

nga 27
09:48 | 04/02/2026
0

Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave....

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Konfirmohen 48 raste pozitive brenda 24 orëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026
Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

09:18 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –
  • Këmbimi valutor 4 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com