Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Shëndetësisë: 42 raste të reja, rritet ndjeshëm numri i të shtruarve në spitale

11:22 | 10/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

42 raste të reja me koronavirus janë identifikuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë e ditur se kjo dite ka pasur rastet me të larta që nga shpallja e pandemisë. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 1341.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi deklaroi se edhe numri i pacientëve të shtruar dhe atyre në terapi intensive është rritur. Ndërkohë që harta e kuqe është shtrirë kryesisht më shumë në Tiranë.

Kujtojmë se deri më tani janë regjistruar 34 viktima në vendin tonë nga virusi i COVID-19.

Read more

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –

Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë rreth situatës së COVID-19 në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
Kanë vijuar testimet për të dyshuar të prekur me Covid-19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiologëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve pozitive por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Durrës, Berat, Pukë, Shkodër.
Rastet e Krujës janë qytetarë të cilët kanë marrë pjesë në një ceremoni mortore, ndaj ju bëjmë thirrje edhe njeherë që të shmangni grumbullimet masive në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit.
Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ritestuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Vetëm në 24 orët e fundit janë referuar në spitalet infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” 9 pacientë të dyshuar të cilët janë konfirmuar pozitivë dhe janë shtruar në spitalin infektiv, ku vijon të rritet numri i të shtruarve, kryesisht nga Tirana.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid19. Është rritur numri i pacientëve që kanë nevojë për terapi intensive. 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Lajmi tjetër i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 19 mijë testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1341 raste.

Numri i rasteve të rritura në ditën e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë duke respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid-19. Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127

COVID-19 – Statistika (10 Qershor 2020)
Testime totale 19271
Raste pozitive 1341

Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamëz 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1

Etiketa: 42 raste të rejakoronavirusministria e shendetesiseRastet e Krujës

Të Lidhura

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –

nga 27
19:00 | 19/12/2025
0

Bahamas, vend ishullor në Karaibe, ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, njoftoi të premten presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, marrëveshja...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –

nga 27
18:42 | 19/12/2025
0

Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025...

Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

nga 27
18:28 | 19/12/2025
0

Sali Berisha ka publikuar një video nga mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen...

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

nga 27
18:12 | 19/12/2025
0

Një tjetër funksionar i dyshuar. Siç rezulton, radha ishte për kryetarin e bashkisë së Shkodrës, i cili është marrë i...

Para
OFL i drejtohet Mond Begës dhe dy “të fortëve” të Beratit për pasurinë

OFL u dërgon formularin 4 "të fortëve", mes tyre dy anëtarë të grupit Shullazi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –

19:00 | 19/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –

18:42 | 19/12/2025
Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –

18:28 | 19/12/2025
Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –

18:12 | 19/12/2025
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –

18:00 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –
  • Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –
  • Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër? –
  • Benet Beci në SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës merret i pandehur –
  • Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi –
  • 400 MLN lekë tendera ilace dhe ushqim për kafshët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik! –
  • Rritje për pagën minimale, 50 mijë lekë nga fillimi i vitit të ardhshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com