Trump thotë se do të përdorë forcën ushtarake për të ndalur trazirat (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Trump thotë se do të përdorë forcën ushtarake për të ndalur trazirat (film)

15:00 | 02/06/2020
në Bota, Kryesore
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai po mobilizon të gjitha burimet federale, civile dhe ushtarake, për të ndaluar trazirat dhe plaçkitjet e gjera të nxitura nga vrasja e një personi me ngjyrë – të paarmatosur – gjatë ndalimit nga ana e policisë.

Trump tha më 1 qershor se ai do të vendosë forcat ushtarake amerikane, përveç nëse guvernatorët zbatojnë rekomandimin e tij, për të vendosur Gardën Kombëtare, në numër të mjaftueshëm për të “dominuar situatën “.

Presidenti mund të përdorë Aktin e Kryengritjes të epokës së luftës civile për të vendosur në rrugë ushtarët amerikanë.

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Akti lejon vendosje të tilla për qëllime të zbatimit të ligjit në raste ekstreme.

Vendosjet e mëparshme të trupave amerikane në tokën amerikane, kanë ndodhur kryesisht për të ndihmuar amerikanët në raste urgjente, siç janë fatkeqësitë natyrore, dhe kanë ndodhur vetëm në koordinim me zyrtarë shtetërorë dhe lokalë.

Trump gjithashtu shprehu keqardhje për vandalizmin që ndodhi më 31 maj në Uashington dhe gjetkë.

Afrikano-amerikani, George Floyd, 46 vjeç, vdiq javën e kaluar, pasi u ndalua nga oficerët policorë – njëri prej të cilëve i bëri presion me gju në qafë.

Të hënën, qindra njerëz u tubuan në një park pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington, për të protestuar për vdekjen e afrikano-amerikanit në Mineapolis të Minesotës.

Policia u rreshtua përgjatë hyrjes së parkut ndërsa protestuesit brohorisnin “jeta e afrikano-amerikanëve ka vlerë”, “duart lart, mos qëllo” dhe “pa drejtësi nuk ka paqe”.

Policët përdorën gaz lotsjellës pasi disa protestues hodhën shishe të plastikës në drejtim të tyre.

Si filluan trazirat?

Disa video të publikuara treguan sesi një polic i bardhë, gjatë arrestimit të George Floyd, bëri presion me gju në qafën e tij, teksa ka tentuar ta arrestojë, ndërsa Floyd dëgjohej duke bërtitur “të lutem, nuk mund të marr frymë” dhe “mos më vrit”.

George Floyd më vonë ka vdekur në spital. Videoja e incidentit nuk tregon se si nisi konfrontimi.

Katër oficerët e përfshirë në çështjen Floyd janë pushuar nga puna. Ndaj policit që shihej tek bënte presion me gju në qafën e viktimës, është ngritur kallëzim penal.

Vdekja e Floyd-it është ngjarja e fundit në një seri rastesh të ngjashme të brutalitetit të policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, përfshirë shumë raste të kapura tjera të cilët kalimtarët i kanë incizuar me telefonat e tyre dhe më pas janë publikuar nga mediat.

Trazirat filluan në Mineapolis dhe u përhapën në të gjithë SHBA-në që nga vdekja e Floydit më 25 maj.

Protestat pas vdekjes së George Floyd
Protestat pas vdekjes së George Floyd

Biden: Do të merrem me “racizmin institucional”

Në një reagim ndaj krizës, ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden, njëherësh kandidat i demokratëve për president në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, u zotua se do të adresojë “racizmin institucional në 100 ditët e tij të para në detyrë”.

Pa ofruar detaje, Biden premtoi se do të merrej me këtë çështje dhe të krijonte një organ mbikëqyrës për policinë në 100 ditët e tij të para në detyrë, nëse zgjidhet president.

Në New York, guvernatori demokrat, Andrew Cuomo, hodhi poshtë thirrjen e Trumpit për të vendosur trupat ushtarake.

“Unë them faleminderit, por jo faleminderit,” tha Cuomo në CNN më 1 qershor.

Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump i ka cilësuar guvernatorët e Shteteve të Bashkuara si “të dobët” dhe u ka bërë thirrje që të autorizojnë veprime më të ashpra për të ndalur protestat.

“Duhet të arrestoni njerëzit, duhet të ndjekni njerëzit, duhet t’i burgosni për 10 vjet dhe nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë”, është cituar të ketë thënë ai, sipas një audio-incizimi të siguruar nga rrjeti CBS News.

Të hënën u publikuan rezultatet e një autopsie të porositur nga familja Floyd, rezultatet e së cilës thanë se George Floyd ka vdekur nga asfiksia.

Ai ka vdekur për shkak të presionit që i është bërë në qafë nga zyrtarë policorë, kanë thënë ekspertë mjekësorë të angazhuar nga familja e tij.

Të gjeturat dallojnë nga autopsia zyrtare e kryer nga ekspertë mjekësorë të qarkut të Mineapolis./REL

Etiketa: autopsia zyrtareDonald TrumpGeorge FloydMineapolispresidenti amerikanRacizmiVdekja e Floyd-it

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
Dhanë dorëheqjen para vettingut/ KPK ndërpret procesin për prokuroren e Shkodrës dhe gjyqtaren e Tiranës, iu ndalon rikthimin në detyrë për 15 vite

Një tjetër komisionere e vetting-ut kallëzohet në SPAK (dokumenti)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com