Ky largohet me mot të mirë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ky largohet me mot të mirë

21:19 | 09/05/2016
në Opinion
0

Skicë për një analizë të gjërë

Nga Frrok Çupi

Tani ka ardhur koha që njerëzit pyesin kudo: “Kur do të ikë ky, more?”. Pyesin në rrugë, pyesin kur hyn në dyqan, të pyesin në kafe, pyeten me njëri-tjetrin njerëzit e afërm në ceremoni… Ndërsa ky që “do të ikë, kur?…”, është Edi Rama, kryeministër.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Edi Rama është zgjedhur kryeministër i Republikës para tre vjetësh. Tani ka ardhur koha që njerëzit të pyesin papushim se “kur do të ikë?”. Nën këtë qeverisje njerëzit janë lodhur, janë varfëruar dhe frikësuar. Duan shpëtim. Porta e parë e shpëtimit për njerëzit, duket se çmohet largimi sa më parë i kryeministrit.

A do të largohet? Kjo është frika e parë

E dyta: A do të largohet pa “luftë”?

Njerëzit, tek kanë parë gjithë sjelljen poshtëruese ndaj të tjerëve dhe njëkohësisht narciziste për vete, kanë frikë se “ky nuk e lëshon kollaj”. Ka ndërtuar një perandori luksi për vete, dhe kjo është arsyeja kryesore pse nuk e lëshon lehtë. Perandoria e luksit e ndërtuar nga një emigrant i ardhur direkt në qeveri, (siç është Edi Rama), kuptohet se është një faj kriminal, perandori dhe faj që mbrohet me të gjitha armët… E dyta, është mania e tij për pushtet, e manifestuar egër në gjithë jetën, që nga marrëdhënia me një bebe të tij dikur, te prindërit, te miqtë dhe te njerëzit e qeverisur prej tij. Edi Rama është dalluar për një dëshirë dominimi çnjerëzor mbi njerëzit.

E treta, se ky vjen direkt nga gjaku komunist i Politbyrosë, ku në portën e ferrit kishte shënuar “pushteti merret me armë dhe mbrohet me armë”.

Këto arsye, thjesht, i shtyjnë njerëzit të mendojnë se “ky nuk ikën lehtë”.

Por, tani që ndodhemi afër ditës, kur ky duhet të largohet, më e mira është të mendosh pozitivisht. Të paktën të mendosh se ky do të largohet “me mot të mirë”, siç thotë populli. Unë për vete, si një njohës i afërt i psikozës së tij në kohë të vështira (siç ishte edhe momenti kur dikush e gjakosi para pallatit ku banonte), jam me shpresë se ky ikën me mot të mirë. Nuk bën pjesë në aradhën e njerëzve burrëror e trima.

Pse është koha për të ikur dhe pse është momenti për të shpresuar se ikën pa të keqe për vendin!?

Koha për të ikur, pse?

Sepse, (po mendoj si naiv), çfarë pati për t’i marrë ky dhe ministrat e tij, këtij vendi të varfër, por që prodhon shumë para për qeveritë hajdute, ky i mori. Ndoshta ky nuk mendon kështu… Por edhe frika nga zhurma botërore se do të hapet kapaku i “kutisë së Pandorës” ku rrinë paratë e fshehura nga mafiozë dhe qeveritarë të vendeve të varfëra, sigurisht që e shoqëron. “Panama Papers” është veç një sinjal. Është hera e pare, kur bota po dëshmon angazhim publik për të gjetur paratë e fshehura. Por edhe ligji i ri (sipas Reformës në Drejtësi) për të hetuar qeveritarët e niveleve të larta, me siguri e bën të mendojë se “mjaft më!”.

Koha për të ikur, pse?

Sepse njerëzit kanë kuptuar se ku po i zhyt qeveria e tyre. Janë varfëruar deri në pikën e fundit. Mbi 400 mijë familje janë regjistruar në tabelën e varfërisë estreme, që do të thotë tre mijë lekë të vjetra në ditë për një familje me pesë anëtarë. Po shikojnë se nuk ka asnjë shpresë që qeveria të sigurojë as dy lekë për popull, anjë investim, asnjë shpërndarje humane për pasurinë e popullit. Të gjitha shkojnë o për tenderat qeveritar, o për luksin qeveritar. Qeveria ka shtuar borxhin aq sa sot mund të thuash se çdo individ ka një borxh prej 30 mijë dollarë. Ky është i vetmi vend në botë ku qeveria plaçkit sipas ligjit.

Po të ikë ky më vonë se tani afër, atëherë e keqja bëhet ferr.

Pse ka shpresë se do të ikë “me mot të mirë”!?

Arsyeja e parë:

Ka ardhur një moment, kur njerëzit e kanë mbushur mendjen se kjo është një qeveri e keqe dhe antinjerëzore. Një njeri normal nuk mund të dalë në mbrojtje të antinjerëzores. Nuk mund të përfytyrohet më që populli të dalë në rrugë për të mbrojtur Edi Ramën në një kërkesë të tij për të rezistuar alias revolucion. Madje edhe votën nuk e sheshin më “si dele”. Njerëzit mund t’i marrin lekët për votën kësaj here, por votën nuk e japin. E kanë shpirtin te hunda.

Arsyeja e dytë:

Edhe pse ky shpreson se Bashkimi Europian “po shpërbëhet”, të gjitha gjasat janë se Qytetaria Perëndimore është fitimtare mbi glob. Dje, ky tha plot gëzim se “ky 9 maj, si festë e Europës, mund të jetë i fundit për Anglinë si anëtare e BE-së”, por nuk ka shenja se BE do të shpërbëhet. Edhe sikur të ndodhë “Brexit”, nuk ndodh shembja e Perëndimit demokratik… Ky i ka rrënuar edhe marrëdhëniet me Amerikën, e cila e ka syrin papushim në favor të lirisë së popujve dhe kundër qeverive autoritariste. Dje, ambasadori i SHBA në Tiranë lëshoi një frazë diplomatike dëshmuese. Ai tha se “edhe qeveria gabon”, pasi ky i Tiranës kishte provokuar se “aleatët gabojnë”. Edhe sikur ky të bëjë ndonjë veprim “lufte” ditën e fundit, aleatët  ndodhen në krah të paqes për njerëzimin.

Por, me siguri ky do të zgjedhë “mot të mirë”.

Arsyeja e tretë:

Edi Rama, si kryeministër, bie menjëherë, kur Ilir Meta të lëvizë një gisht; veç kaq. Ilir Meta është kryetar i Kuvendit dhe aleat i kryeministrit në qeverisje. Mirëpo është një aleat përcaktues. Më shumë përcakton Meta ndaj Ramës sesa Rama ndaj Metës. Në marrëdhënien e egër mes tyre, kur Rama ka lëshuar sinjale underground se “me Amerikën do të burgos Metën!”, në fakt tani është Meta fitimtar. Meta nuk është ngatërruar hapur në urrejtjen kundër njeriut, është tërhequr prej modës së çorapeve të kuqe dhe xhaketës alias Mao në festën e Europës, është tërhequr edhe nga krahu i Ramës. Tani është e qartë se në çastin kur vendit do t’i duhet sekonda e ikjes së Ramës, këtë kartë e luan Ilir Meta. Dhe me siguri do të zgjedhë ditë me mot të mirë!

Kështu fiton edhe kredite të reja politike.

Nuk shikoj shanse të tjera, megjithëse gropa që ky lë pas është e madhe dhe thellohet çdo orë, derisa të largohet.

Etiketa: edi ramaFrrok Çupikutia e Pandorësmot i mirëpanama papersPolitbyroShpetimunderground

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Panama Papers: Ja cilët janë shqiptarët dhe kompanitë e përfshira

Panama Papers: Ja cilët janë shqiptarët dhe kompanitë e përfshira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com