Prej kohës qytetarët e Sarandës protestojnë për ndërtimin e Bulevardit të ri. Ditën e sotme janë mbledhur përfaqësues të bizneseve, të cilët kërkojnë të hapet bulevardi.
Raportohet se punimet në Bulevardin e Sarandës dëmtojnë aktivitetin e bizneseve të cilat ndodhen në këtë bulevard. Këta përfaqësues janë shprehur se kanë një kosto të pallogaritshme, dhe kjo gjë i dëmton edhe më tepër.
Bizneset kanë kërkuar me ngulm që të ndërpriten punimet në mënyrë që bizneset të fillojnë aktivitetin e tyre ndërkohë që punimet për bulevardin e Sarandës vijojnë.
Ata kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në pezullimin e punimeve nga firma ndërtuese.