Basha me banorët e Kënetës në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha me banorët e Kënetës në Durrës: E vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve

15:44 | 30/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi mesditën e sotme një takim me banorët e Kënetës në Durrës.

Në komunikimin me banorët e Kënetës, Basha vuri në dukje se largimi një orë e më parë i Edi Ramës është kërkesë e shumicës së shqiptarëve, pavarësisht përkatësise politike, profesionit apo moshës së tyre, pasi ai konsiderohet si e keqja më e madhe në keto 7 vjet për ekonominë, arsimin dhe shëndetësinë.

“Ramavirusi ka vepruar në mënyrat më perfide dhe tinzare për të shkatërruar ekonominë, për të shkatërruar vendet e punës, për të shkatërruar familjet tona, për të nisur qindra mijëra djem dhe vajza drejt emigracionit dhe për të shkatërruar institucionet e demokracisë, për të prishur zgjedhjet, për të kapur drejtësinë dhe po bëjnë gjithçka sot për të shkatërruar edhe reformën zgjedhore, sepse Ramavirusi ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ato janë vaksina që do ta mposhtë, do ta shkatërrojë e do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve. Nuk e di se kur do të vijë kura për koronavirusin, shpresoj sa më shpejt, por e di qe e vetmja kurë për Ramavirusin është bashkimi i shqiptarëve, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto shtatë vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. E pra taksat i rriti, faturat e energjisë i rriti, çmimin e naftës e rriti, gjobat i rriti dhe kur erdhi dita, kur erdhi dita, kur e vetmja detyrë e çdo qeverie në botë ishte t’u vinte në ndihmë njerëzve, Edi Rama i braktisi njerëzit, i braktisi familjet në nevojë, i braktisi bizneset, i braktisi të punësuarit, i braktisi të papunët”- tha kreu i opozitës.

Read more

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Basha shtoi se kujdesi i qeverisë është për një grusht oligarkësh dhe për të vjedhur përmes tenderave, në kohën kur mijëra biznese janë duke falimentuar për shkak të mungesës së ndihmës nga qeveria: Pagesa më e fundit prej 730 mijë eurosh për inceneratorin e Tiranës dhe tenderi 3.9 milionë euro për zyrat luksoze të Ujësjellësit në Tiranën pa ujë.

“Në vend që t’i çojë paratë për t’i ndihmuar ata që i humbën vendet e punës sepse u mbyllen bizneset dhe është përgjegjësia e shtetit me kushtetutë dhe ligj të kompensojë çdo dem. Është detyrë e Edi Ramës, nuk është lëmoshë e qytetarëve. Edi Rama është i lidhur kokë e krye me mafien që do të ndërtojë kullat e korrupsionit në territorin e teatrit dhe jo vetëm kaq por në emrin tuaj, në emrin e shtëpive tuaja, të fëmijëve tuaj, me leket që dalin nga xhepat tuaj, do të marrin 30 milionë euro borxh që të ndërtojnë teatrin e ri. Në mes të pandemise i ka lënë njerëzit pa bukë, i ka lënë njerëzit pa shpresë, i ka lënë bizneset mes katër rrugëve dhe do të marrë 30 milionë euro për të ndërtuar një teatër të ri. Nuk ju premtoj mrekullira, por unë dhe Partia Demokratike dhe koalicioni i opozitës së bashkuar me i madhi në 30 vite, ju premtojmë se ne do të sillemi si një qeveri normale për t’ju garantuar një jetë normale që ju të keni dinjitetin normal. Ju garantoj se do t’i japim fund hedhjes së parave të taksave tuaja në xhepat e oligarkëve.”- u shpreh Basha.

Etiketa: banorët e Kënetës në DurrësKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Basha

Të Lidhura

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

nga 27
17:03 | 03/04/2026
0

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se brenda Partia Demokratike e Shqipërisë nuk duhet të ketë përjashtime. Mediu...

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

nga 27
16:49 | 03/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes...

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

nga 27
16:39 | 03/04/2026
0

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

nga 27
16:31 | 03/04/2026
0

Një përplasje e papritur ka ndodhur te Vllaznia mes dy lojtarëve. Gjatë seancës stërvitore, Melos Bajrami dhe Charles Bismark kanë...

Para
Merkel thirrje gjermanëve: Në 90 sekonda video sqaron masat (film)

Merkel refuzon ftesën e Trumpit për Samitin e G7-ës në Uashington

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026
Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

16:49 | 03/04/2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –

16:39 | 03/04/2026
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –

16:31 | 03/04/2026
Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –

16:17 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –
  • Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti –
  • Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje –
  • Ngjarje tragjike në Durrës, nxësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë –
  • A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com