26 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në orët e fundit në Tiranë. Nga këta persona 20 janë pjesë e QSUT-së, personel mjekësor dhe pacientë, gjendja e të cilëve sipas Ministrisë së Shëndetësisë paraqitet e qendrueshme.
Ka qenë një infermiere që është zbuluar pozitive ditën e hënë, ajo që ka sjellë dhe zinxhirin e infeksioneve brenda vetë QSUT-së.
Vlen të theksohet se prej disa ditësh tashmë Tirana është i vetmi qytet që shënon numër relativisht të lartë të rasteve, dhe në qytetet e tjera numri i të infektuarve ka shkuar pothuajse në zero, me vetëm ndonjë rast sporadik në Shkodër apo në Durrës.
Po ashtu lajm i mirë është se numri i të shtruarve në Infektiv është një më pak se dje, duke bërë të kuptohet se agresiviteti i sëmundjes ka rënë.