Gjermania dhe Franca kërkojnë rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjermania dhe Franca kërkojnë rinisjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

16:13 | 23/05/2020
në Bota, Kryesore
0

Read more

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të rifillojë.

Përmes një artikulli të përbashkët, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas dhe homologu i tij francez, Jean-Yves Le Drian kanë thënë se moszgjidhja e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është faktor destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

“Së bashku me Serbinë dhe Kosovën, ne jemi të përkushtuar që të zgjidhim të gjitha pengesat e mbetura. Çështjet e pazgjidhura ndërmjet të dyja shteteve vazhdon të mbetet faktor destabilizues në tërë Ballkanin Perëndimor dhe përbën edhe problem për sigurinë evropiane. Për këtë arsye, shtetet anëtare të BE-së kanë nominuar njërin prej diplomatëve më të aftë, Miroslav Lajçakun në postin e të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, kanë thënë dy ministrat.

Sipas Maas dhe Le Drian, tani pasi Lajçak ka marr postin e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, është koha që të rinisë ky proces, i cili, sipas tyre, duhet të ketë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje që zgjidh të gjitha çështjet e hapura.

“Franca dhe Gjermania janë të gatshme ta mbështesin atë dhe ekipin e tij me të gjithë potencialin tonë politik, diplomatik dhe ekonomik. Në prill të 2019, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron ftuan liderët e rajonit në një samit në Berlin. Tani që Miroslav Lajçak ka marrë detyrën dhe është koha që të rinisë dialogu. Qëllimi duhet të jetë arrtija e një marrëveshjeje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, që zgjidh të gjitha çështjet e hapura dhe i kontribuon stabilitetit të rajonit”, kanë thënë ministrat Maas dhe Le Drian.

Gjermania dhe Franca shprehen pro një dialogu të strukturuar mirë dhe nuk duan zgjidhje të shpejta.

“Jemi të vetëdijshëm se ka një sërë çështjesh të hapura që duhet të zgjidhen para se të arrihet një marrëveshje. Nuk ka rrugë të shkurtra dhe zgjidhje të shpejta. Një qasje serioze, e strukturuar mirë, bisedime të thella, me ndërmjetësimin e BE-së”, thuhet në artikull.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Prishtina zyrtare vendosi taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Beogradi e kushtëzoi rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës.

Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi taksën 100 për qind më 1 prill të këtij viti dhe rivendosi masën e reciprocitetit me Serbinë./REL

Etiketa: bisedimet Kosovë SerbiFrancaGjermania

Të Lidhura

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

Para
“El Classico” u shty prej trazirave, merret vendimi se kur do luhet Barcelona-Real Madrid

Kryeministri spanjoll hap dritën jeshile, La Liga do mund të nisë prej 8 qershorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com