Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një person ka tentuar t’i rrëmbejë nënës fëmijën e saj 4-vjeç.
Por fatmirësisht, vetëm pak metra më tutje, autori është kapur nga banorët e lagjes të cilët e kanë mbajtur derisa në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 17 të qytetit juglindor ndërsa dyshohet se autori vuante nga çrregullime mendore.
Ndërkaq, kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.