Analisti Besnik Mustafaj ditën e sotme në një intervistë të dhënë ka reaguar ndaj shembjes së teatrit dhe është shprehur se artistët që ishin pro shembjes e Teatrit Kombëtar me shumë mundësi janë shantazhuar nga qeveria.
I pyetur lidhur me ndryshimin e qëndrimit të tyre, Mustafaj shprehet se “asgjë nuk e justifikon dot kalimin nga një anë në tjetrën”.
“Disa prej tyre që firmosën për prishjen, i kam miq personal, dikur kanë qenë kundër, unë nuk dua të spekuloj, por të gjitha gjasat janë se qeveria ka gjetur mënyrën t’i shantazhojë. Mua nuk më duket e denjë të jesh njëherë në një anë, njëherë në anën tjetër. Pse ndryshuan unë këtë gjë nuk e justifikoj dot, kalimin nga një anë në tjetrën,” tha Mustafaj.
Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026 –
Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...









