Ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka hedhur akuza ndaj qeverisë ku thotë se ka kryer masakër të vërtetë ndaj pronave publike që nga viti 2015.
Nga ana tjetër Çupi thekson se bëjnë propangandë duke reklamuar si suksese dhe arritje të gjitha projektet që sipas saj janë të realizuara nga kreu demokrat Lulzim Basha.
Deklarata e Dhurata Çupit:
Bëjnë propagandë duke reklamuar si suksese dhe arritje të gjitha projektet e realizuara e te përfunduara nga Lulzim Basha kur ishte ne krye te Bashkise se Tiranës, ndërsa vetë kanë kryer nje masakër të vertetë ndaj pronave e pasurisë publike në Tiranë prej 2015
Po qartësoj thjeshtë ato punë publike qe permendin vetë per turpin e tyre.
Parku i lodrave te Liqeni, u kundērshtua nga opozita dhe qytetarët pasi projekti kishte vetëm beton , kafe dhe restorant brenda lodrave dhe çmime punimesh marramendëse. Nën presionin e opozites , Veliaj ndryshoi projektin, pakësoi betonin dhe nuk ndërtoi kafe ,restorant brenda lodrave.
Projektin e Pazarit te Ri e gjeti të përfunduar nga stafi i Bashkisë nën drejtimin e Zotit Basha, investuar nga Projekti Amerikan i Zhvillimit. Kishte muaj negocimi, u nënshkrua kontrata dhe ishte gati fillimi i punimeve. Me ardhjen e z. Veliaj, ndryshoi projektin duke shtuar restorante klienteliste dhe pakësoi vendet e tregëtareve. Opozita thjeshte mbrojti te drejtat e tregëtareve dhe në fund pas presionit opozitar u detyrua te mos linte asnjë tregtar prej vitesh aktivitet aty, pa postin e tyre të tregtimit.
Zgjatimi i Bulevardit . Ishte një punë e jashtëzakonshme e stafit te bashkisë se Z. Basha. U miratua projekti. U miratua kredia sovrane. Filluan punimet. U pengua nga Rama dhe Veliaj. Me ardhjen në Bashki , Veliaj , ndryshoi projektin me shume zero prapa referuar projektit të Z. Basha. Ndryshoi planin territorial për bulevardin. Rregulloi klientelën e vet aty dhe sot pasuritë shtetërore anë bulevardit jane tjetërsuar. Opozita ka denoncuar aferat në këtë investim.
Së fundmi për Teatrin Kombëtar. Opozita mbështeti artistët në mbrojtje të simbolit të tyre. Ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ligjin e miratuar jashtë cdo llogjike shtetërore dhe ligjore e mohuan me pas. U detyruan te pranojne edhe që nuk do të bëhet me PPP. Miratuan nji VKM antiligjor, një VKB abuziv dhe i pabazuar ligjërisht. U tehoqën nga PPP dhe sot dëgjuam qe jane terhequr edhe nga projetki i ri. Edhe kjo nga presioni i opozitës
Opozita kundërshton me fakte që projekti është thjeshtë afere korruptive dhe klienteliste. Miliona euro ne kohen e varfërise ekstreme. Ndërkohë që troje publike ka dhe mund të ndërtohej një teater i ri në momentin e fuqisë financiare të buxhetit si dhe rikonstruksionin e teatrit aktual.