Protestuesit vijojnë të qëndrojnë në sheshin përpara ministrisë së Brendshme. Prej mëngjesit të sotëm, ata ndodhen atje në shenjë proteste pas aksionit të ndërmarrë orët e para të mëngjesit për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Por ndryshe nga orët e paradites së kësaj të diele, ata kanë ndezuar qirinj, kanë shtruar flamurin kombëtar, dhe kanë nisur të këndojnë këngën “Eja mblidhuni këtu këtu”.