Aktori Neritan Licaj ka reaguar sërish pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në reagimin e tij, Liçaj u shpreh se bashkë me shembjen e Teatrit ka vdekur edhe një pjesë e tija nën ato rrënoja.
“Do doja të mbyllja sytë një çast e kur t’i hapja Teatrit Kombëtar të ishte aty. Për fat të keq kanë mbetur vetëm rrënojat. Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja! Me pjesën time të vrarë, ka dhe dy kufoma nën rrënoja. Dy kufomat janë Rama dhe Erion Veliaj”,- thotë ai.