Viktimat e krimit janë edhe viktima të mediave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Viktimat e krimit janë edhe viktima të mediave

15:24 | 14/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Prej dje, po transmetohet masivisht në të gjitha mediat dhe portalet një rast i dyshuar abuzimi seksual i një babai me të bijën 18 vjeçare. Vetë lajmi në vetvete është një shock psikologjik për shoqërinë, edhe ashtu e lodhur dhe e frustuar nga fatkeqësitë, gjendja ekonomike dhe socio-politike.

News 24, ABC News, por edhe media të tjera po transmetojnë non-stop “provën”, me të cilën e bija akuzon babain e saj, ndërsa ABC News i ka marrë edhe një intervistë vajzës 18 vjeçare. Kështu, ushqimi mediatik serviret taze, i nxehtë, për t’u konsumuar nga një publik tromaksur psikologjikisht nga karantina, kriza e thellë ekonomike dhe politika qeveritare.

Read more

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Është e pamundur të bëhet një përkufizim i saktë se çfarë emri mund t’i vendosësh kësaj lloj “gazetarie” kanibale. Transmetimi i “lajmeve” të tilla shkel normat elementare të moralit shoqëror dhe etikës gazetareske.

Mbulimi nga media i lajmeve për krimin dhe viktimat e tij është një “shpatë me dy tehe”; nga njëra anë qëndron “e drejta e publikut për t’u informuar” përkundrejt “të drejtës së viktimës për privatësi”. Organet shtetërore, por edhe avokatët që e kanë për detyrim ligjor të mbrojnë viktimat e krimit, luajnë rol thelbësor edhe në mbrojtjen e të drejtave dhe të intimitetit të viktimave, por edhe për t’i ndihmuar viktimat të përballen me mbulimin mediatik, menjëherë pasi krimi ka ndodhur, përgjatë procesit gjyqësor deri pas vendimeve përfundimtare. Në rastin konkret viktima e ka denoncuar babain e saj në Policinë e Shtetit, dhe ai përgjim që po “thyen rrjetin” ka dalë nga Zyrat e Policisë së Shtetit. Ky është një tjetër krim që, me gjasë nuk do të hetohet kurrë.

Megjithatë, media të tilla të mëdha si News 24 dhe ABC News e kanë për detyrë morale dhe etike që të mos i transmetojnë “prova” të tilla kaq të ndjeshme, jo vetëm për vajzën – viktimë e një krimi, por edhe për të mbrojtur moralin publik. Ata kanë të gjithë të drejtën të publikojnë lajme me interes publik, por, nuk kanë asnjë të drejtë të transmetojnë përgjimin, në këtë rast provën kryesore të veprës penale, që vajza i ka bërë babait të saj. Kjo implikon rëndë një seri elementesh etike, morale dhe penale. Për më tepër, kur viktima është një vajzë e re 18 vjeçe, e cila nuk është në gjendje të kuptojë shkallën e dëmit e pariparueshëm që po kryen kundër të ardhmes së saj. Morali publik nuk ka pse përballet me këto perversitete ekstreme mes të babait dhe viktimës.

Është e papranueshme që ky lloj lajmi përbiron nëpër të gjitha redaksitë e lajmeve, duke filluar që nga gazetarja që e ka siguruar “lajmin bombë” nga organet e hetimit, redaksia, drejtori i informacionit dhe deri tek spikeri në studio që e lançon në ekran këtë lloj mënxyre, që të sjell rropullitë në grykë.

E kam shkruar edhe herë tjetër; dëmi që pësojnë viktimat e krimit nga mediatizimi i rasteve të tyre është i pakthyeshëm. Videot e tyre, intervistat, “provat e krimit” do të mbeten në web, duke i përndjekur gjithë jetën, dhe ata do të jenë të dënuar të dëgjojnë komentet, etiketimet dhe stigmat e një shoqërie jo fort të emancipuar. Kjo vlen edhe për personat që zyrtarisht janë mazhoren, madje, edhe për kriminelët që akoma nuk janë provuar si të tillë nga një gjykatë e pavarur.

Jo më kot, edhe në rastet e krimeve të rënda, me ndikim të fortë në opinionin publik, përgjatë proceseve gjyqësore penale portretet e kriminelëve vizatohen nga një piktor që punon në sallën e gjyqit, dhe nuk lejohen që kamerat të fotografojnë ose të regjistrojnë detaje nga zhvillimi i procesit. Për ata që e dinë, kjo bëhet për një arsye të thjeshtë; të ruhet integriteti i provave penale, integriteti i viktimave të krimit, por edhe integriteti i trupës gjykuese.

Media shqiptare ka probleme të thella pavarësie, gazetarët shqiptar punojnë në kushte skandaloze, ndërkohë që publiku i gjerë bombardohet çdo natë me programet e “pavarura”, të gazetarëve “të pavarur”, të cilët “vlerësojnë sipas mënyrës së tyre të pavarur” bëmat dhe gjëmat e Rilindjes.

Bukur shumë.

Etiketa: ABC Newserl kodralajmi bombëNews 24organet shtetëroreprovat e krimitrropullitëshpatë me dy teheViktimat e krimit janë edhe viktima të mediave

Të Lidhura

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

nga 27
15:11 | 04/06/2026
0

Shërbimet e sigurisë së Malit të Zi dëbuan dje 87 shtetas serbë që kishin mbërritur në aeroportin e Tivatit me...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

nga 27
15:07 | 04/06/2026
0

SPAK ka intensifikuar hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e vënë atë në fokus të një dosjeje të re për...

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

nga 27
14:49 | 04/06/2026
0

Dy maturantët nga gjimnazet e Peqinit janë përjashtuar nga provimi i Gjuhës së Huaj, pasi tentuan të hynin në qendrën...

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
14:33 | 04/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Para
Aktori jep alarmin: Policia niset për të rrethuar Teatrin Kombëtar

Liçaj- Ramës: Nuk i uroj vdekjen, por edhe kur të vdesë do nxjerrë dorën nga arkivoli për lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

15:11 | 04/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

15:07 | 04/06/2026
Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –

14:49 | 04/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

14:33 | 04/06/2026
Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –

14:07 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –
  • Provimi i parë i Maturës Shtetërore, maturantët në Peqin u përjashtuan pasi futën fshehurazi celularë –
  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i shtohet akuza korrupsion dhe pastrimi i parave –
  • Populli ynë po vuan nga lufta, do luajmë për ta në Botëror –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –
  • favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com