Vazhdojnë prishjet e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sot Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit – IKMT ka prishur një shkollë 9-vjeçare. Bëhet fjalë për shkollën 9- vjeçare “Shaqe Mazreku” në Durrës e cila kishte pësuar dëmtime të rënda.
Pas prishjes, pritet që shkolla të rindërtohet nga e para.
Më herët IKMT prishi gjimnazin ‘Qemal Mici’ në Durrës dhe dhe një tjetër shkollë 9-vjeçare në Shijak, të dyja të dëmtuara nga tërmeti.