Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme te shkolla “Besnik Sykja” në kryeqytet.
Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.
Sipas dëshmitarëve që kanë parë ngjarjen, ambulanca është vonuar për 30 minuta, ndërkohë që i plagosuri qendronte i shtrirë në mes të rrugës.
Tashmë policia është duke punuar për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.