Në Shkodër u konfirmua sot një rast i ri me koronavirus. Mësohet se rasti i ri i konfirmuar këtë të hënë është një grua në lagjen “Kiras”.
Mësohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ditët e fundit ka pasur temperaturë dhe ethe.
Dyshohet se ajo ka pasur kontakte me personat e konfirmuar më parë me koronavirus. Sakaq, Vau Dejës nuk ka më të prekur. Po ashtu edhe Puka, ndërsa fatmirësisht duket se vatrat e tjera të Covid-19 në Shkodër janë drejt shuarjes.