Ndihma 40 mijë lekë e qeverisë/ Eksperti i ekonomisë: E pamjaftueshme, nuk mbulon as minimumin jetik – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndihma 40 mijë lekë e qeverisë/ Eksperti i ekonomisë: E pamjaftueshme, nuk mbulon as minimumin jetik

13:34 | 26/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, në një intervistë të dhënë ka folur rreth ndihmës së dhënë nga qeveria për qytetarët dhë shprehet se është e pamjaftueshme.
Spaho tha se paketa prej 40 mijë lekësh që iu është dhënë për tre muaj personave që kanë humbur punët, apo që aktiviteti i tyre është mbyllur, nuk mbulon as minimumin jetik që i duhet një familjeje në një muaj.
Sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria shqiptare nuk ka mundësi që të marrë para nga jashtë, pasi prej 7 vitesh e ka çuar borxhin publik në nivelet më të larta.
“Realiteti flet për një masë që nuk kalon 110 milionë euro, të dyja paketat e qeverisë janë gati 3% e prodhimit të brendshëm bruto, që po të heqësh pagat mbetet që për ekonominë janë dhënë vetëm 1%. Goditja që ka marrë ekonomia shqiptare është shumë e madhe, gjë që është thënë dhe nga vetë FMN. Masat janë të pamjaftueshme, pasi fshat e popullsisë që janë të përfshira janë shumë të vogla.
Dua tiu kujtoj se në Shqipëri ka 1 milionë të punësuar, me dhe pa letra, dhe ndihma që është dhënë është qesharake, nuk merren parasysh standardi minimal jetik, që është 17 mijë lekë në muaj për person. Që do të thotë një person që ka marrë 40 mijë lekë për tre muaj, shifra që ai përfiton është 13 mijë lekë, pa harruar që ka nga pas dhe një person tjetër.
Të mos harrojmë që familjet paguajnë taksa dhe fatura, energjia elektrike që nga viti 2013 është rritur me 23 %, çmimi i ujit është pesëfishuar, nëse bëjmë një llogari të tjeshte 10 mijë lekë ikin për faturat e ujit dhe të dritave. Pa thënë pastaj për pagesën e shkallës, qerave apo kredive, shifra që ata kanë marrë si ndihmë nga shteti është e papërfillshme.
Jemi përballë një fakti që qeveria nuk ka dhënë para, faji nuk është i tanishëm, por është produkt i 7 viteve, ku niveli i borxhit publik ka shkuar në 66%, në ndryshim nga Serbia psh. që ka ulur borxhin, dhe sot ka mundësinë që të marrë para, pasi e ka këtë rezervë me borxhin që nuk e ka marrë”, u shpreh Spaho.

Etiketa: ekonomia shqiptare\eksperti i ekonomisëMateo SpahoNdihma 40 mijë lekë e qeverisë

Të Lidhura

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

nga 27
20:20 | 05/06/2026
0

Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit! Bledi Çuçi: Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre që duan të...

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

Para
Kur profesorin duan ta marrin për të “rrjedhur” (film)

Artan Fuga “tallet” me PD, “shuplakë” edhe Ramës: Gjashtë rekomandime për qeverinë, për daljen nga mbyllja e daljes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026
Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com