Peticioni/ Fushata për B.U.K. (Bamirësi Urgjente Kombëtare) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Peticioni/ Fushata për B.U.K. (Bamirësi Urgjente Kombëtare)

15:35 | 25/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Që kur ka lindur dielli mbi kombin tonë, jemi krenuar gjithmonë për vlerat e larta morale, që çdo shqiptar mbart thellë në veten e tij. Trimëria, burrëria, besnikëria për të përmendur vetëm këto janë për ne më shumë se fjalë. Ato janë thelbi i identitetit tonë. Janë pasqyra, përballë së cilës gjykojmë veten dhe xhami, nëpërmjet të cilit shohim bashkëkombasit tanë.

Vendi po përballet me një sfidë të panjohur më parë në historinë e tij. Një virus i quajtur COVID-19, ose Coronavirus, kërcënon jetët tona dhe në veçanti jetën e njerëzve që na kanë rritur e ushqyer me dashuri. Ata sot, të moshuar, janë përgjegjësia e ne të gjithëve.

Ky virus na ka ngujuar ne shtëpi. Edhe pse i padukshëm, ai ka zbarkuar si Bajloz në brigjet, në fushat e në malet e Shqipërisë. I pamëshirshëm, ka çekuilibruar shtetin dhe ekonominë në permasa, që as në makthin më të madh nuk do i kishim menduar.

Read more

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

Virusi e ka fituar betejën e parë. Ai na ka gjunjëzuar, na ka plagosur, na ka trembur… mirëpo, nuk na ka vrarë akoma. Çdo ditë që kalon na dhuron një mundësi të re per t’u ngritur, për t’u përgjigjur siç është në nderin tonë.

Ne ende nuk e kemi kapur këtë mundësi. Si pasojë, çdo ditë e thellon pak më tej krisjen e kombit tonë. Ndërkohë që e gjithë vëmendja është kthyer te funksionimi i institucioneve shtetërore dhe sipërmarrja private, në prapaskenë po luhet nje dramë tjetër.

Pa punë, te çoroditur nga ndryshimet e thella që po pësojnë jetët e tyre, familje të panumërta përjetojnë vështirësi të mëdha ekonomike dhe psikologjike. Sidomos mungesa e shpresës për një të ardhme për femijët rëndon zemrat e prindërve shqiptarë në mbarë vendin.

Nuk mund të kthejmë më kokën tutje përballë këtij fakti. Kjo sfidë nuk është vetëm shëndetësore dhe ekonomike. Ajo është gjithashtu një sfidë qytetërimi.

Cfarë jemi gati të sakrifikojmë për të mbajtur gjallë indin që na lidh si shqiptarë njëri me tjetrin? Çfarë rëndësie u japim vlerave shekullore të kombit tonë?

Bujaria dhe vëllazëria janë vlera themelore të trashëgimisë tonë kombëtare. Po i harruam në sfidën që kemi përpara, kemi shkelur mbi çfarë na bën vërtetë shqiptarë.

Ne nuk mund t’i ndryshojmë politikanët që tallin hallexhinjtë nëpër rrjetet sociale, që ngjisin emrat e tyre në pako ndihmash dhe fytyrat e tyre në kronika televizive të parapërgatitura. Por ne mund të veprojmë për të qenë në lartesinë e idealeve tona.

Pranë çdo njësie vendore të krijohet Qendra e Koordinimit të Fushates për Bamirësi Urgjente Kombëtare (B.U.K.). Kjo fushatë, nëpërmjet mbledhjes dhe shpërndarjes së ndihmave ushqimore dhe produkteve të tjera bazë për jetesën do të forcojë frymën e solidaritetit midis shqiptarëve dhe do të lehtësojë sadopak familjet në nevojë.

Kjo fushatë duhet të ketë si zemër dhe motorr, të gjithë qytetarët shqiptarë, që do të tregohen të gatshëm të ndihmojnë si vullnetarë. Të organizuar në grupe te vogla dhe të përshtatur me kontekstin lokal, detyra e vullnetarëve do të jetë mbledhja e ushqimeve dhe produkteve të tjera bazë pranë bizneseve, tregjeve, supermarkatave, ku jo vetëm të pasurit, por edhe shumë nga qytetarët modestë, që bëjnë blerjet e zakonshme për familjet e tyre, kanë mundësi të dhurojnë një pako makarona, një kile oriz, një shishe vaj në shenjë solidariteti me nevojtarët.

Një sfië si kjo që kemi përballë nuk mund të fitohet pa zemrën e njerëzve. Zemrën e atyre që marrim dhe atyre që japin. Nëse e harrojmë, ndoshta do fitojmë betejën ekonomike dhe shtetërore ndaj koronavirusit por do krisim kombin, sepse do ndikojmë që të zbehen akoma më shumë bujaria dhe vëllazëria, vlera ne themel të indetitetit tonë kombëtar.

Lista e nënshkruesve (sipas rendit alfabetik të mbiemrit)

Flutura Açka

Alda Bardhyli

Afrim Bilali

Besnik Bisha

Anila Bisha

Julian Brahja

Enkel Demi

Ida Gurguri

Flori Haçkaj

Bashkim Hoxha

Erkand Karaj

Genti Kruja

Lutjona Lula

Ramiz Lushaj

Mark Marku

Even Mediu

Dom Gjergj Meta

Taulant Muçollari

Andi Mustafaj

Besnik Mustafaj

Sami Neza

Beti Njuma

Endri Shabani

Ylli Shameti

Orges Shehi

Dhurata Shehri

Aida Shtino

Skerdilaid Sulozeqi

Klaudia Trezhnjeva

Red Vogli

Rudina Xhunga

Renis Zaganjori

Etiketa: Alda bardhyliandi mustafajB.U.K.bajlozBamirësi Urgjente KombëtarecoronavirusCOVID-19Flutura AçkaPeticioni/ Fushata për B.U.K. (Bamirësi Urgjente Kombëtare)

Të Lidhura

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

nga 27
10:17 | 20/12/2025
0

Kredia në monedhën vendase lek dominon tregun, duke arritur në nivelin 60%, ndërsa ajo në euro zë 40% të totalit....

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

nga 27
09:59 | 20/12/2025
0

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje në rrjetet sociale ndaj projektligjit të qeverisë për kontrollin e...

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

nga 27
09:45 | 20/12/2025
0

Edhe pse pijet energjike nuk lejohet të shiten për fëmijët nën 18 vjeç, sërish konsumimi i tyre nga të rinjtë...

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

nga 27
09:29 | 20/12/2025
0

Goditje të vazhdueshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të...

Para
Koronavirusi në Itali/ Sot më shumë viktima se një ditë më parë, ulet numri i rasteve të reja

Koronavirusi në Belgjikë/ Qindra viktima vetëm 24 orët e fundit, së shpejti nis lehtësimi i masave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –

10:17 | 20/12/2025
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

09:59 | 20/12/2025
Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –

09:45 | 20/12/2025
1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –

09:29 | 20/12/2025
Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –

09:17 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –
  • Dëmet shëndetësore e psikologjike nga konsumimi i pijeve energjike tek adoleshentët –
  • 1 kg kanabis xhelatinë nga Kanadaja, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë –
  • Porti i Vlorës në ritme festive, nis vala e parë e pasagjerëve –
  • S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritet kreditimi në lek, bie pesha e euros në ekonomi –
  • I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com