Ai tha se ndoshta maxhoranca nuk do opozitë, por “lëpirësa”, gjë që sipas tij nuk mund të pranohet.
“Ndarja e kohës së diskutimeve nuk është zbatuar. Koha e një grupi të maxhorancës, iu dha kryeministrit. Pra ekzekutivi që vjen për të dhënë llogari në Kuvend, merr edhe kohën e parlamentarëve. Nuk mendoj se koha duhet të ndahet përmes grupeve parlamentare. Duhet diskutuar për të ndarë kohën mes deputetëve. Ne na mohohet e drejta e fjalës. Unë druaj se cilësia e jetës parlamentare po cënohet rëndë ndaj vendimit që është marrë në Konferencën e Kryetarëve, në mënyrë që të kemi mundësi që të bëjmë opozitë. Nëse maxhoranca nuk ka dëshirë që të ketë opozitë, atëherë të ketë lëpirëse. Po ne nuk bëhemi të tillë, ndaj good luck”, tha Gjoni.