Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë më parë në rrugën “Panorama” në kryeqytet.
Shtetasja A.SH 45 vjeçe, mësohet se ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Dyshohet se 45-vjeçarja vuante nga probleme të shendetit mendor.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota.
Njoftimi i policisë:
Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.
Po ruanin të armatosur me kallashnikovë 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë –
Policia Kombëtare e Spanjës ka arrestuar 2 shqiptarë si pjesë e operacionit “LUX”, pasi ka gjetur më shumë se 1000...








