Rastet e Covid-19 kanë arritur në 2.3 milionë në botë, vendet në mbarë globin po përpiqen të blejnë pajisje për shpëtimin e jetës.
Ekspertët paralajmërojnë se koronavirusi mund të shkatërrojë vendet që kanë mungesë të pajisjeve dhe infrastrukturës së kujdesit shëndetësor.
Sudani i Jugut është shembulli konkret pasi ka vetëm 4 ventilatorë dhe 24 shtretër të ICU për një popullsi prej 12 milion njerëz, sipas të dhënave nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC).
Sipas përllogaritjeve është një ventilator për çdo tre milion njerëz.
Burkina Faso ka 11 ventilatorë, Sierra Leone 13 dhe Republika Qendrore e Afrikës 3, ndërsa Venezuela ka 84 shtretër të ICU për një popullsi prej 32 milion, dhe 90% e spitaleve përballen me mungesa të ilaçeve dhe furnizimeve kritike, thotë organizata joqeveritare.
“Ne kemi parë tashmë se si pandemia ka mposhtur shpejt sistemet shëndetësore në vendet me sisteme shëndetësore relativisht të përparuara. Tashmë ekziston një arsye e menjëhershme e shqetësimit se si do t’i mposhtë shpejt vendet me sisteme të dobëta shëndetësore,” u shpreh Elinor Raikes, nënkryetar dhe drejtues i programit për IRC.
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
Kina ua ka ndaluar katër ligjvënësve të Zelandës së Re hyrjen në vend gjatë një vizite që ata bënë në...









