Në Mbretërinë e Bashkuar teksa janë shënuar 917 viktima brenda ditës. Numri total ka shkuar në 9 mijë e 875 kurse sot në krahasim me ditën e djeshme ka një rënie të lehtë prej 63 viktimash.
Nga ana tjetër është shënuar dhe viktima më e re në ishull, një 11- vjeçar i cili vdiq nga COVID-19 në Angli. Po ashtu Mbretëria e Bashkuar ka dëgjuar këshillën e testimeve masive duke bërë vetëm dje rreth 18 mijë.
Anglia dhe Franca mbajnë për momentin ritmin më negativ sa i përket viktimave nga koronavirusi teksa janë shënuar 78 mijë e 991 raste në total.