Në një mesazh në Facebook, Meta shkruan se kjo vizitë bëhet në një kohë të vështirë pandemie, ndërsa shton se solidarizohet me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u shprehur se “gjendet gjithmonë pranë tyre”
Postimi i presidentit Ilir Meta:
Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.
Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.
Do të jemi gjithmonë pranë jush!