Në Elbasan ka shkuar në 12 numri i rasteve të prekur nga Koronavirusi. Rasti më i fundit është i një 40 vjeçareje e cila rezulton të jetë bashkëshortja e 46 vjeçarit, pronar i restorantit të njohur që ndodhet pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit i cili prej fillim javës rezultoi i infektuar me Covid 19.
Restoranti i çiftit përkatësisht 46 vjeç dhe 40 vjeçe dyshohet se mund të ketë qenë vatra nga ku është përhapur Koronavirusi në Elbasan. Sipas mjekëve epidemiologë shpjegohet me faktin se rreth 90% e rasteve që rezultojnë pozitiv në Elbasan kanë qenë frekuentues të Restorantit në fjalë edhe gjatë javës së kaluar pasi ai ka qëndruar i hapur në fshehtësi të autoriteteve dhe dyshohet se është frekuentuar edhe nga gjykatës e prokurorë gjatë periudhës së vetë izolimit duke zbuluar kështu edhe anën e panjohur të një skandali me pasoja për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Aktualisht gjatë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Elbasanit u janë marrë tamponët edhe 13 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja përfundimtare.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje që të gjithë ata kanë frekuentuar Restarantin e dyshuar si vatra e infektimit duhet të vetë karantinohen me patjetër dhe të informojnë Hetimin Epidemiologjik për gjendjen aktuale shëndetësore të tyre dhe familjarëve.