Italia po përjeton ditë të errëta. Numri i viktimave si pasojë e koronavirusit nuk po pëson ulje.
Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 837 persona, duke e çuar numrin total të viktimave në 12.428.
Ndërkohë janë identifikuar 4053 raste të reja me covid-19, me një numër total prej 105.792 të infektuarish.
Vetëm në Lombardi janë 43.208 të infektuar, 7199 viktima nga covid-19.