Ditën e sotme, nga mediat italiane është bërë me dije se mjekët dhe infermierët shqiptarë do të duhet t’i nënshtrohen një provimi për të parë se në cilën fushë mjeksore mund të japin kontributin e tyre, pasi vajtja e tyre në Itali është bërë pa asnjë dokument që të tregojë se cili është profesioni apo specializimi i secilit prej tyre.
Dy ditë më parë 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria u dërguan në Italia, të cilët do të ndihmojnë ekipin mjeksor Italian në luftën kundër koronavirus.
Menaxheri i përgjithshëm i Spitalit Civil të Breshias Gianmarco Trivelli, ka deklaruar sot se dëshira e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë është e madhe për të dhënë kontributin e tyre, por ka një problem, pasi ata nuk kanë asnjë dokument që tregon specizlimin e tyre, për këtë arsye ata do të duhet t’i nënshtrohen një provimi para se të nisin punën pranë pacientëve të infektuar.
“Ne jemi mirënjohës për ardhjen e mjekëve dhe infermierëve që kanë mbërritur nga Shqipëria, por për fat të keq mbetet një problem themelor: prania e personelit të specializuar për kujdes intensiv. Ata u prezantuan pa një dokument që vërteton aftësitë e tyre dhe ata do të bëjnë një provim brenda ditës për të kuptuar se ku t’i drejtojnë ata,” deklaroi Trivelli.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...