A janë shqiptarët më të varfër apo gjendja ekonomike e vendit po përmirësohet. Qeveria dhe opozita e shohin në mënyrë krejt të kundërt këtë gjë.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku tha sot në Kuvend se “Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në vlerat minimale duke u përpjekur të ngjallë ekonominë, ndërkohë që ekonomia nuk konsumon, nuk prodhon. Ata që sot mburren me paketën fiskale duhet ta kuptojnë që janë pasojat e asaj që paralajmëruam në 2013. Ne nuk besojmë se shqiptarët janë as dembelë e as qorra. Krim i madh i instaluar brenda katër mureve të këtij Parlamenti dhe asnjë prej nesh nuk po merr guximin ta votojë. Problemi më i madh është që përveç të gjithave, kjo qeveri është duke vrarë dhe kurajo, guximin dhe shpresën, sepse vetëm kështu besojnë se mund të nënshtrojnë shqiptarët”.
Ministri i Financave Ahmetaj e kundërdshtoi tabakun duke theksuar se rënia e varfërisë është me 2%. Ka shkuar në 45% nga 47% që ka qënë në 2012. Ai ka kritikuar sërish programin e PD-së, duke u fokusuar tek elementet social të tij.
“Thatë do ktheni taksën e sheshtë, do e ktheni 9 %. Nuk do pushoj kurrë pa e thënë se taksa e sheshtë ju grabit sërish 100 mln dollarë nga xhepat tuaja qytetarë. Thanë do ribëjnë reformën e pensioneve. Të gjitha atyre, gati 80 mijë veta që përfitojnë pension social, këta ua grabisin paratë mbrapsht po të vijnë në pushtet. Dhe përtej kësaj, e di çfarë i bëjnë borxhit, e çojnë për një ditë 80 % të PBB”, tha Ahmetaj.
Znj. Tabaku theksoi se shifrat e raportuara janë nga INSTAT, dhe jo nga opozita.