“Unë kam kërkuar personalisht një vlerësim të të gjitha veprimeve të policisë nga partnerët ndërkombëtarë që ditën që është marr vesh lajmi. Partnerët ndërkombëtarë dhe misioni i ekspertizës në Shqipëri ka hetuar në mënyrë të pavarur, dje është bërë raporti dhe i është dorëzuar të gjithë partnerëve. Policia e shtetit ka bërë gjithçka konform ligjit”, tha sot ministri i Brendshem Saimir Tahiri. Ai komentoi keshtu akuzat qe ngrihen per mosveprim te policise shqiptare ne lidhje me arrestimin e Arben Frrokut në Holandë
Tahiri shtoi se duhet miratuar sa më shpejt reforma në drejtësi. “Më e rëndësishme se gjithçka tjetër është reforma në drejtësi. Do të bëjmë shumë më shumë për të garantuar siguri dhe për të bërë gjithçka është e mundur që qytetarët shqitparë të jetojnë në një vend shumë më të sigurtë e shumë më të drejtë”, tha më tej Tahiri.
“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie
Erion Veliaj ka sulmuar sërish prokurorin e çështjes në ngarkim të tij përmes një postimi në faqen e tij në...