Gruaja nga Vlora, viktima e nëntë nga koronavirusi ishte kthyer para dy javësh së bashku me bashkëshortin nga Italia.
Bashkëshorti i viktimës ka rezultuar negativ për koronavirus, ai ndodhet i izoluar në shtëpi.
Mësohet se gruaja rreth 72 vjeçe, jetonte me bashkëshortin prej 15 vitesh në Poro të Vlorës. Mësohet se ajo do të varroset në vendlindjen e saj në Fier.
Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësise, mësohet se gruaja, e cila vuante edhe nga hipertensioni, ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT.
Dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.