Larja e duarve, mjekja: Mos përdorni ujë të nxehtë është shumë dëmtues për lëkurën (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Larja e duarve, mjekja: Mos përdorni ujë të nxehtë është shumë dëmtues për lëkurën (film)

17:54 | 27/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Larja e duarve me sapun apo me dizifektantë është gjëja më e shpeshtë që bëjmë këto kohë, si masë kryesore për t’u mbrojtur nga Covid 19.

E teksa përpiqemi të luftojmë virusin, dëmtojmë lëkurën tonë, e janë jo të paktë ata që kanë dëmtime serioze në lëkurë, çarje jo vetëm të bezdisshme, por edhe të dhimbshme.

Dermatologia Irena Savo na jep këshillat se si duhet ta bëjmë pastrimin e duarve.

Read more

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

“Shpesh herë kjo tharje avancon aq shumë saqë krijon dhe çarje të lëkurës, e cila mund të bëhet fare mirë një portë hyrëse për bakteret apo viruset apo infeksionet mykotike. Larja e duarve është e mjaftueshme, nuk është e nevojshme që të bëhen këto dy procese, edhe larja me ujë, edhe përdorimi i dezinfektantit më pas. Uji i nxehtë është shumë dëmtues për lëkurën. Krijon një tharje më të madhe dhe shkatërrohet më lehtë barriera mbrojtëse e lëkurës.”

Mjekia Savo rekomandon se që në vend të ujit të nxehtë të përdoret ujë i vakët ose i ftohtë.

“Rekomandoj përdorimin e ujit të vakët ose të ftohtë. Pas larjes, lëkura të mbështet në peshqir në mënyrë që të thithet lagështia, po të mos fërkohet ashpër që mund të shkaktojnë trauma në duar. Është i rëndësishëm të bëhet mënjëherë më pas hidratimi i duarve me kremëra apo pomada,”-shprehet mjekja e Spitalit Amerikan, Irena Savo.

Po kush është më e shëndetshme, larja e duarve me ujë apo pastrimi me dizinfektantë?

Sipas mjekes:

“Rekomandoj patjetër larjen nëse është e mundur, pra është me e mirë larja me ujë të rrjedhshëm për ata që kanë mundësi. Ata që janë në lëvizje, le të përdorin dizinfektantë.”

Përdorimi i dorëzave plastike po ashtu mund të jetë një problem për lëkurën.

“Kur mbajmë doreza për orë të tëra, sic janë shitësit e marketeve, dorezat krijojnë dhe djersitje të duarve, dhe lagështira është një faktor shtesë që rëndon dermatitin, ose ndonjëherë mund të kthehet në burim mykut”, thotë dermatologia.

Në pastrojmë tashmë më shumë edhe shtëpinë tonë, duke shtuar llojshmërinë apo sasinë e detergjentëve me përmbajtje kryesisht klori.

“Përdorimi i detergjentëve të fortë, avujt e tyre mund të dëmtojnë mukozën e gojës, mukozën e hundës, lëkurën e fytyrës, etj. Edhe në këtë rast rekomandoj përdorimin e kremërave hidratantë pas larjes,”-tha mjekja Irena Savo.

Pandemia është mes nesh. Ne nuk e shohim virusin, ndaj duhet të vazhdojmë ta luftojmë atë kudo që mendohet se ai strehohet. Larja e shpeshtë e duarve nuk duhet të pakësohet kurrsesi, por këto këshilla, duhen mbajtur në konsideratë.

Këshillat e mjekes:

1.Lajini duart më shumë me ujë se sa me dizinfektantë

2.Mos përdorni dizinfektantë pasi i keni larë me ujë

3.Mos i lani duart me ujë shumë të nxehtë

4.Pas larjes, thajini me peshqir pa i fërkuar fort

5.Lyejni me krem zbutës pas çdo larjeje apo përdorimit të dizinfektantëve.

/abcnews.al/

Etiketa: Dermatologia Irena SavokeshillaKoronavirusiLarja e duarveujë të nxehtë

Të Lidhura

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

nga 27
20:57 | 04/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=k3EZnctVhy0 Këtë vit Ujësjellësi i Durrësit vjen me lajme të mira, pasi parashikon që, përmes një investimi rreth 650 mijë...

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

nga 27
20:55 | 04/06/2026
0

Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka...

Para
Si virusi sulmon qelizat dhe i kthen ato në fabrika për të prodhuar më shumë viruse

Si virusi sulmon qelizat dhe i kthen ato në fabrika për të prodhuar më shumë viruse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026
Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

20:55 | 04/06/2026
Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –
  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com