Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë publikon masat e para – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë publikon masat e para

19:14 | 25/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Banka Qendrore e Shqipërisë vendosi sot të ulë me 0.5 pikë përqindje normën bazë të interesit e cila zbret në kuotën e 0.5 përqind, në përpjekje për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë në kushtet e një situate problematike të krijuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ekonomia do të preket shumë nga kjo situatë dhe për këtë arsye Banka e Shqipërisë po ndjek politikat e saj ekonomike për përballimin e kësaj situate.

 

Read more

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Në një dalje publike për mediat Guvernatori Genc Sejko tha:

“Brenda kufizimit orar të lëvizjes të vendosur nga autoritetet publike, të gjithë operatorët ekonomikë duhet të jenë të vetëdijshëm se sistemi i pagesave do të funksionojë normalisht”, shpjegoi Banka, e cila po kryen injektim të pakufizuar të likuiditetit në sektorin bankar. Po ashtu me vendim të Këshillit Mbikëqyrës, u lehtësuan procedurat e shtyrjes me një tremujor të pagesës së kësteve të kredisë për bizneset dhe familjet e prekura nga kriza, duke i ofruar sektorit bankar hapësirat e nevojshme rregullatore për ta bërë këtë”.

 

Ky vendim, siç u shpreh, Guvernatori Gent Sejko “është një masë e nevojshme për reduktimin e kostos së huamarrjes së re, për reduktimin e kostos së shërbimit të borxhit ekzistues dhe për lehtësimin e qarkullimit të likuiditetit në bizneset dhe familjet shqiptare. Ajo ndihmon funksionimin sa më normal të mekanizmit të transmetimit të politikës monetare si dhe lehtëson presionin mbi bilancet financiare të operatorëve ekonomikë, duke iu dhënë atyre më shumë kohë, hapësirë dhe frymëmarrje për përballimin e goditjes”.

Guvernatori Sejko, tha se “përhapja e pandemisë COVID-19 në Shqipëri përbën një sfidë për ekonominë dhe sektorin tonë financiar”, duke shtuar se “masat e nevojshme të kujdesit, të marra nga autoritetet publike dhe private për të kufizuar përhapjen e virusit COVID-19 në popullsi, do të kenë dhe një ndikim të dyfishtë në aktivitetin ekonomik. Nga njëra anë, reduktimi i përkohshëm i prodhimit dhe punësimit sjell uljen e ofertës së mallrave e shërbimeve në treg dhe reduktimin e të ardhurave të familjeve. Nga ana tjetër, distancimi social sjell rënien e kërkesës, si dhe tkurrjen e shitjeve, të të ardhurave dhe të likuiditetit të bizneseve”.

“Këto masa që ne kemi marrë, brenda fushës sonë të kompetencës, mundësojnë dhe plotësojnë paketën fiskale të shpallur nga qeveria shqiptare, e cila synon të zhvendosë një pjesë të faturës financiare të përballimit të krizës nga sektori privat në sektorin publik”, deklaroi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë.

Etiketa: Banka Qendrore e Shqipërisëekonomiagenc sejkoguvernatoriPandemia

Të Lidhura

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

nga 27
14:16 | 04/02/2026
0

Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është...

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

nga 27
14:00 | 04/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të...

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

nga 27
13:44 | 04/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për shtyp se protesta kombëtare e 10 shkurtit mund të...

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Para
Humb jetën diplomati britanik nga koronavirusi, ishte vetëm 37 vjeç

Humb jetën diplomati britanik nga koronavirusi, ishte vetëm 37 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –

14:16 | 04/02/2026
“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

“Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

14:00 | 04/02/2026
Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –

13:44 | 04/02/2026
Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen
  • Guximi qytetar do të fitojë mbi shushunjat që po u thithin gjakun çdo ditë –
  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet –
  • “Paska dalë shoqatë e re prokurorësh”, gazetari nxjerr bllof Ramën: Ja ku po gënjen

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com