Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit pozitiv, ku BE ofron 50 milionë euro për Shqipërinë, si ndihmë për të luftuar koronavirusin.
Duke i shprehur mirënjohjen Bashkimit Europian, kreu demokrat thotë Shqipëria nuk është vetëm në këto ditë të vështira.
Basha ka ripostuar statusin e Sorecës, ku thuhet se 4 milionë euro do të përdoren për pajisje mjekësore, 11 milionë euro për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike.