Crown Agents: Ja si vidhej në doganat shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Crown Agents: Ja si vidhej në doganat shqiptare

10:51 | 25/01/2016
në Uncategorized
0

Kompania britanike deklaron se ka hasur pengesa nga funksionarë të nivelit të lartë në dogana, në punën e saj për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën

Një raport i shumëpërfolur nga kompania angleze e konsulencës Crown Agents ku flitet për  korrupsion në nivelet më të larta të administratës doganore dhe për kontrabandë në shkallë të gjerë, është i vërtetë dhe qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të këtij raporti prej tashmë një viti, bëri të ditur kompania angleze në një deklaratë për shtyp.

Raporti, pjesë të së cilit u publikuan nga televiziononi Vizion+, shkruan mes të tjerash se këshilluesi anglez hasi pengesa nga funksionarë të ndryshëm të nivelit të lartë në dogana në punën e saj për të luftuar korrupsionin dhe kontrabandën, pengesa që sipas vlerësimit të Crown Agents, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rreth 17 milionë euro.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Raporti, ekzistenca e të cilit është përfolur prej kohësh, ka qenë temë e nxehtë debati pasi Drejtoria e Përgjithshme Doganore regjistroi rënie të stërmadhe të të ardhurave në raport me planin përgjatë të gjithë vitit 2015, ku të ardhurat e munguara qenë në rendin e qindramilionë eurove.

Qeveria aktuale ka mohuar me këmbëngulje ekzistencën e korrupsionit në dogana dhe ka argumentuar në mënyrë të përsëritur se mungesa e të ardhurave doganore ka qenë rrjedhojë e planifikimeve të gabuara apo të faktorëve jashtë ndikimit të saj si rënia e importeve apo rënia e çmimeve të disa mallrave kyçë.

“Raporti i cili është cituar nga televizioni Vizion+ ka qenë një raport i përgatitur në bazë të kontratës, nga Crown Agents për Qeverinë Shqiptare në krye të vitit të parë të punës tonë në Shqipëri. Për shkak të llojit të punës sonë, ky raport ishte konfidencial, prandaj ne nuk mund të përgjigjemi mbi çështjet specifike të cilat përmenden në të” deklaroi Crown Agents në një njoftim për shtyp të shpërndarë të shtunën (23 janar 2016).

“Sidoqoftë, ajo çfarë mund të themi është se raporti mbulon periudhën Shkurt 2014-Shkurt 2015 dhe ashtu sikurse thuhet në raport, në atë periudhë kishte pasur përmirësime të ndjeshme në disa fusha”, thuhet në deklaratë.

“Prej periudhës kur ky raport është dorëzuar ka pasur shumë zhvillime të mëtejshme, përfshirë largimin nga detyra dhe procedimin disiplinor të një numri punonjësish të Administratës Doganore Shqiptare. Për këtë arsye, komentet e bëra në atë moment të caktuar nuk qëndrojnë domosdoshmërisht edhe sot,” – vijon më tej deklarata.

Raporti mësohet se është dorëzuar në qeveri në shkurt 2015, kohë kur rënia e të ardhurave doganore sapo kishte filluar të ndjehej. Megjithatë, qeveria nuk duket se mori ndonjë masë në këtë drejtim. Në dhjetor 2015, Prokuroria e Fierit urdhëroi arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të doganave, përfshirë zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme Lula Njebza dhe ish-drejtorin e akcizave në lidhje menjë sasi të stërmadhe karburantesh prej mbi 4 mijë tonësh, e cila rezulton të jetë zhdukur nga magazinat doganore pa paguar detyrimet.

Mbetet e paqartë se si ndodhi që, pasi dokumenti i Crown Agents u dorëzua në qeveri në shkurt 2015, qeveria nuk ndërmori masa ose nuk informoi publikun për masat e mundshme të ndërmarra në lidhje me korrupsionin në dogana.

Gjatë vitit 2015, të ardhurat e buxhetit të shtetit qenë 36 miliardë lekë (257 milionë euro) më të ulëta se sa plani i fillimvitit. Ndonëse një pjesë e rënies është shkaktuar me të vërtetë nga faktorë jashtë ndikimit të qeverisë, të tillë si rënia e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, siç sugjeron raporti i Croën Agents, një pjesë jo e vogël e rënies është shkaktuar nga korrupsioni dhe kontrabanda.

Croën Agents fitoi një kontratë dyvjeçare konsulence me qeverinë shqiptare, kontratë që i kushtoi taksapaguesve 4.1 milionë euro në vit me premtimin se do të sillte rritjen e të ardhurave doganore të vendit me së paku 100 milionë euro në vit. Kontrata qe një dështim pasi të ardhurat shtesë nuk u realizuan./Gjergj Eerebara, BIRN

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tomor Alizoti në krye të departamentit të të përndjekurve politik

Tomor Alizoti në krye të departamentit të të përndjekurve politik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –

07:43 | 19/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

07:28 | 19/12/2025
Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –

23:07 | 18/12/2025
Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –

22:53 | 18/12/2025
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –

22:41 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025
  • Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme –
  • Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do –
  • Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë –
  • “Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 19 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 19 Dhjetor 2025

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com