Policia dhe ushtria kanë shpërndarë qytetarët nga tregu i Kombinatit. Ndërhyrja ka ardhur pasi mëngjesin e sotëm pati një dyndje në masë të qytetarëve, ndëkohë kjo foto qarkulloi në rrjetet sociale.
Raportohet se policia dhe ushtria prej pak minutash po bën shpërndarjen e qytetarëve.
Po ashtu efektivët e policisë po u kërkojnë tregtarëve të largohen. Gjithashtu po urdhërohet edhe mbyllja e dyqaneve aty pranë.